bansko, 13, 20, 27 Janar 3 dite 89



bansko me transport te perfshire:

Datat e nisjeve:
  • 19 janar
  • 9 shkurt
  • 23 shkurt

Kujdes:
Duhet te keni parasysh qe shumica e hoteleve ne Bansko jane komplekse. Perbehen nga nje godine kryesore dhe godina te tjera rreth e rrotull godines kryesore. Vendodhja e dhomes tuaj caktohet nga hoteli. Rezervimet nuk anullohen nese nuk do kete bore ne keto data.

Ne cmim perfshihet:

  • Transporti vajtje ardhje
  • Akomodimi ne Hotel Murite Club 4*
  • Mengjeset dhe darkat
  • Perdorimi i Pishines, Sauna, Jakuzzi, Banjo Turke

Hoteli ka pishine te brendshme, sauna, jakuzzi, palester te perfshira ne cmim. Hoteli ndodhet 7 km larg pistes se skive, por organizon transferte FALAS per te pista cdo 30 min. Pyesni te recepsioni i hotelit per oraret. Gjithashtu, organizon transport ne darke per ne qender te Banskos ku ndodhen lokalet e nates. Cmimi 3 euro/person vajtje ardhje. Per me shume informacion kontaktoni me recepsionin.

Lokalet qe ju sugjerojme ne Bansko:

  • Euphoria (per ushqim dhe per pije).
  • Queens Pub (per pije).

Informacion mbi Banskon:

Teleferiku kushton 14 euro/person vajtje ardhje.
Pajisjet e skive kushtojne 15 euro/person dita. Ju sugjerojme qe pajisjet t’i merrni ne qender (jo te teleferiku), pasi mund t’i gjeni edhe me lire dhe mund te beni pazar me shitesit.
Gjithashtu ju sugjerojme qe te merrni nje instruktor skish, pasi ne Bansko jane shume te pergatitur dhe do ju mesojne shume mire. Kushtojne rreth 20 euro/ora.
Nese nuk jeni te apasionuar pas skive, mos lini pa provuar slitat. Kushtojne 10 euro/person dita. Kerkoni slitat qe jane te pajisura me frena dhe me timon, merrni teleferikun (gondola- do ndaloni te stacioni i fundit, jo ai i mesit) dhe leshohuni me slite nga maja. Nuk eshte aspak piste e veshtire. Ne do ju sugjeronim qe te merrni ski pass (24 euro/person dita), e cila ju jep mundesi ta perdorni teleferikun gjithe diten pa limit. Keshtu mund ta zbrisni malin disa here me slite.