Udhetime Speciale


Udhetim ne Dubai dhe Abu Dhabi 4-8 Maj 2017!

Dita e Parë, 4 Maj 2017:

  • Fluturimi Tirane – Dubai me tranzit ne Stamboll.
  • Nisja nga Tirana në orën 15.15, Mbrritja në Dubai në orën 03:20.
  • Transferimi në Hotel në Dubai.
  • Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Pare vazhdon, 5 Maj 2017:

  • Mëngjesi në Hotel.
  • Fillojme guidat panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Xhamia Jumeirah, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale, Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, etj.
  • Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.
  • Kthimi dhe Darka në Hotel.
  • Pasdarka e lire.

Dita e Tretë, 6 Maj 2017:

  • Mëngjesi në Hotel.
  • Paradite të lirë për të bërë pazar në disa nga Qendrat Tregtare të Dubait.
  • Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe.
  • Përfshirë në cmim Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
  • Kthimi ne hotel.
  • Darka në Restorant Indian.
  • Pasdarka e lire.

Dita e Katërt, 7 Maj 2017:

  • Mëngjesi në Hotel.
  • Vizitë në Abu Dhabi me autobus.
  • Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed*, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj).
  • Kthimi në Dubai.
    (Opsionale), Në mbrëmje, shëtitje e organizuar me anijen tradicionale “Dhow” ku do të shijoni pamjet e mbrekullueshme të qytetit, e shoqëruar kjo me një darkë bufe në ambientet e anijes.
  • Kthimi dhe Darka në Hotel.

Dita e Pestë, 8 Maj 2017:

  • Mëngjesi në Hotel.
  • Transferta në Aeroportin e Dubait.
  • Fluturimi me tranzit Dubai – Stamboll-Tirane.
  • Nisja nga Dubai në orën 04:20 te mengjesit.
  • Mbrritja në Tirane në orën 10.35 paradite.

Shenim:

Ne varesi te kohes se lire qe do te kemi mundesi per te bere plazh sepse temperaturat ne Dubai jane 37 Grade Celsius.

Me Shume Detaje:

Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe Hotel 4* 799 Euro

  • Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
  • Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas.
  • Akomodimi në Hotel me 4 yje në Dubai Grandeur Al Barsha 4****.
  • Mëngjeset në Hotel.
  • 2 Darka ne Hotel, 1 Darke ne Restorant Indian.
  • Shëtitjet me Autobuz sipas Programit.
  • Guida vendase në disa Shëtitje.
  • Guida e Plote e Abu Dhabit.
  • Safari ne Shkretetire me Darken Barbeque.
  • Ngjitja ne Kullen me te larte ne Bote Burj Khalifa.
  • Pagesa e vizes.
  • Te gjitha taksat turistike.
  • Shoqerues shqiptar gjate gjithe udhetimit.
  • Asistenca nga Agjensija.

*Shenim:

Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
  1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente.
  2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.